Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Sot pritet të votohet për vendosjen e çmimeve tavan të produkteve esenciale

Gazeta10
24 October 2022 - 9:34

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në seancë plenare, me pikat e papërfunduara në seancën e javës së kaluar, raporton Gazeta10.

Vazhdimi i seancës plenare është paralajmëruar për të hënën ora 10:00.

Në rend dite është votimi i Projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Ky Projektligj është shqyrtuar të enjten e javës së kaluar, por në mungesë të kuorumin nuk është votuar.

Gjatë shqyrtimit deputetët opozitarë javën e kaluar, kanë shprehur kritika ndaj projektligjit, teksa e kanë kualifikuar atë si antikushtetues dhe në kundërshtim me ekonominë e tregut të lirë të Kosovës. Përkitazi me këtë, ata i kanë bërë thirrje Qeverisë që ta tërheqë projektligjin./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.