Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sot varroset i riu që u godit për vdekje nga vetura në Prishtinë

Gazeta10
28 February 2024 - 9:18

Sot varroset 26-vjeçari Shkumbin Hebibaj që vdiq pas goditjes nga një veturë në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, më 26 shkurt.

Varrimi i të ndjerit bëhet në varrezat e fshatit Ballaboq të Deçanit.

“Rreth orës 12:40  kemi pranuar informatën se në rrugën  “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet.

Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti  ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, është prononcuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
07 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.