Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sot vazhdon dëgjimi i dëshmitarit të ri kundër ish udhëheqësve të UÇK-së

Gazeta10
10 May 2023 - 8:17

Pas një pauze dy javore, sot do të vazhdojë gjykimi ndaj ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. Gjykimi do të vazhdojë me paraqitjen e provave nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), raporton Gazeta10.

Për muajin maj janë paraparë të zhvillohen dhjetë seanca.

Ditë më parë, Paneli i Gjykatës së Apelit ka rrëzuar apelet e 20 personave për të marrë pjesë në këtë proces si viktima.

Ata kishin apeluar vendimin e trupit gjykues ku refuzohej kërkesa e tyre për pjesëmarrje në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.

Dëgjimi i dëshmitarëve në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, po zhvillohet i mbyllur për publikun.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve.

Para trupit gjykues, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.