
Gjykata e Apelit në Hagë sot pasdite preitet ta thotë fjalën e saj në rastin e ish udhëheqësve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj. Këta dy të fundit u dënuan me nga 4 vjet e gjysmë burgim lidhur me publikimin e dosjeve, megjithatë gjithçka mund të ndryshojë me vendimin e Gjykatës së Apelit që pritet sot, raporton Gazeta 10.
Aktgjykimi në rastin Gucati dhe haradinaj u shpall më 18 maj 2022. Trupi Gjykues shpalli të dy të akuzuarit fajtorë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim gjatë procedurës penale dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe dënoi secilin të akuzuar me nga katër vjet e gjysmë burgim, ku të llogaritet koha e kaluar në paraburgim deri tani, dhe me gjobë prej 100 eurosh për secilin.
Seanca ku do të shpallet vendimi i Gjykatës së Apelit mbahet sot, e enjten, me fillim nga ora 14:00./Gazeta10