Gazeta10

​Sot zhvillohet beteja e dy pretendetëve për titull në Superligën e Shqipërisë

Kategoria Superiore e futbollit shqiptar sjellë sot tri ndeshje jashtëzakonisht interesante, të vlefshme për xhiron e 24-të.

Sfida e parë zhvillohet me fillim nga ora 13:00, aty ku Laçi e pret Kukësin, dy skuadra këto që po luftojnë për të siguruar qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar derisa pozicionohen në pozitat shtatë dhe tetë më nga 30 përkatësisht 28 pikë në të mirë të Laçit.

Ballafaqim tjetër interesant do të jetë ai që nis nga ora 16:00 ndërmjet Teutës dhe Vllaznisë në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës. Pozitat që dërgojnë në garat evropiane në sezonin e ardhshëm janë synimet e këtyre dy ekipeve. Teuta ka 31 pikë në vendin e gjashtë, kurse Vllaznia pozicionohet në pozitën e katërt me 35 pikë.

Kryendeshja e kësaj xhiroje do të zhvillohet në Tiranë, aty ku në stadiumin e Partizanit, Partizani e pret liderin e tabelës, Tiranën. Vetëm tri pikë është diferenca ndërmjet klubeve, me Tiranën që kryeson tabelën me 40 pikë, ndërsa Partizani është i treti me 37, aq sa ka edhe Egnatia e vendit të dytë.

Kjo ndeshjet do të zhvillohet me fillim nga ora 19:00.

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
Faton12
A e dini që e dashura e Faton Hajrizit, është vajza e komandantit të njohur të UÇK-së?
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
Hh
Flet e dashura e Faton Hajrizit: Pa e pa trupin e tij nuk besoj që ka vdekur