Gazeta10

“S’pati zgjedhje” – Bislimi ankohet që s’e lanë të kandidojë për kryetar të LDK-së

Faton Bislimi deshi të kandidonte për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasi tha se besonte që statuti i partisë ia lejonte këtë. Ai e quajti antistatutar faktin që në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së i thanë se statuti s’e lejon atë të kandidojë në atë mënyrë, pa qenë delegat.

Bislimi tha se kjo “nuk do të thotë që e pamundëson vazhdimin e punës sime për të mirën e Lidhjes Demokratike të Kosovës” dhe “për të mirën e qytetarëve të Kosovës”.

“Programi im për LDK-në që është dashur t’i paraqitet delegatëve të Kuvendit do të ishte mënyra më e mirë për të treguar LDK-ja që demokracia e brendshme është virtyt, aset dhe është themel mbi të cilin ndërtohet një parti politike”, tha ai.

“Nuk ka rugovizëm më të madh se urtësia e përbashkimit, sesa ofrimi i mundësive dhe inkluziviteti e jo përjashtimi, e jo kuvende që konfirmojnë dhe nuk zgjedhin. Zgjedhja vetëvetiu nënkupton ballafaqim. Ballafaqim, kundërshtitë dhe ato të përbashkëtat janë sharmi më i mirë i demokracisë”, tha Bislimi.

Ai tha se “festa e LDK-së do të ishte më madhështore” sikur në Kuvendin Zgjedhor do të debatonin ai dhe kryetari i rizgjedhur, Lumir Adbixhiku.

“Nëse thoni që ka pasur program kushdo tjetër, qoftë edhe nga Abdixhiku, ma tregoni ta shoh edhe unë se nuk e kam parë… LDK-ja është shtëpi e madhe politike”, tha Bislimi.

“Ajo që nuk është lejuar të ndodh sot është dëshirë e atyre që mbajnë pozita titullare të saj. LDK-ja është më e madhe se titullarët e saj. Ka vetëm një emër që nuk e tejkalon askush dhe ai është Ibrahim Rugova”, tha ai.

NË FOKUS

safete
E keni menduar me të re, ja sa vjet po i bën sot Safete Mustafa!
gani
Sabit Geci amanet familjes: Këta dy hoxhallarë dua të më varrosin kur të vdes
lir
Avokati kosovar ngre dyshimet e para rreth vrasjes së Liridona Murselit: Po ngjanë më shumë e planifikuar, e jo grabitje
Screenshot 2023-11-28 at 10.47
VIDEO: Dhunë shtazarake ndaj një burri nga tre persona në Prizren (Pamje +18)
saraa
Pas ndarjes nga Ledri, Sara “lazdrohet” duke u shfaqur në Instagram komplet e zhveshur
f12ab16a-8644-4120-a6d5-8e029a3a40e1
Skandal në Big Brother:Buci ia prek të pasmet Santianës
alba-vukaj-69555
Del fotoja, kështu dukej Alba e BBVK2 para ndërhyrjeve estetike (FOTO)
vesa
Pas largimit nga 'BBVK', nuk do të besoni ku ka përfunduar Vesa