Gazeta10

Specialja ia kthen Krasniqit kollaren me shqiponjë

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se Jakup Krasniqit i është kthyer kollarja me shqiponjë, e cila iu ndalua një ditë më parë në sallë të gjykimit.

ZPK-ja ka thënë se ndalesa atij i është bërë për “për sqarime”, ndërsa thekson se është konstatuar se e njëjta nuk përbën shkelje të rregullave të paraburgimit.

“Para seancës së djeshme, Sigurimi i ZPS-s i kërkoi z. Krasniqi që ta hiqte kravatën duke kërkuar sqarime nga kryeshefi i paraburgimit nëse rregullat e paraburgimit që ndalojnë veshje të caktuara do të zbatoheshin në këtë rast. Kollarja i është kthyer z. Krasniqi dhe shefi i paraburgimit ka konfirmuar se bartja e saj është e lejuar”, ka thënë ZPS-ja.

Jakup Krasniqi nuk është lejuar dje të futet në sallën e gjykimit të Dhomave të Specializuara në Gjykatën Speciale në Hagë i veshur siç kishte planifikuar.

Sigurimi e ka detyruar atë ta heqë kollaren, siç ka bërë të ditur në krye të seancës Venkateswari Alagendra, avokatja e Krasniqit.

“Z. Krasniqi ka pasur një kollare sot në mëngjes dhe ia kanë hequr, a mund të dimë pse ia kanë hequr??”, ka pyetur Alagendra teksa kryegjyqtari Charles Smith iu përgjigj se “nuk e ka haberin” dhe se do të interesohet për këtë çështje.

NË FOKUS

askk
Ky është numri i banorëve për secilën komunë të Kosovës
riu
Në lulen e rinisë/ I riu 24 vjeç u vra pas debatit për muzikën e lartë
vdess
Vdes aktori i njohur në moshën 46 vjeçare, dyshohet se shkaktar ishte nxehtësia
drita
Vdes aktorja e humorit Drita Duraku
faton
“Më është bërë zullum”- Faton Hajrizi shfaqet me një video, tregon arsyen e arratisjes nga burgu i Smrekonicës
faton
Faton Hajrizi lajmërohet sërish nga arratia, Sveçlës ia shan mbiemrin dhe i vë bast: Kurrë nuk mundesh me më kapë
ylli
Zbulohet vajza misterioze në krah të Ylli Limanit
vd
Vdes e reja nga Prishtina, vuante nga një sëmundje e rëndë