Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Specialja miratoi pjesërisht disa prova mbi organizimin e UÇK-së në Drenicë

Gazeta10
28 February 2025 - 10:09

Trupi Gjykues ka miratuar pjesërisht pranimin e disa provave materiale lidhur me organizimin e UÇK-së në zonën e Drenicës bazuar në autenticitetin dhe relevancën e tyre, dhe duke marrë parasysh konstatimin e Trupit Gjykues se pranimi i këtyre dokumenteve si prova nuk i shkakton dëm Mbrojtjes.

Angela Griep, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, tha se trupi Gjykues hodhi poshtë kërkesën e Prokurorisë lidhur me prova materiale që, sipas mendimit të Trupit Gjykues, nuk ishin autentike.

“Më 21 shkurt, Trupi Gjykues miratoi pjesërisht një mocion të ngjashëm të Prokurorisë për prova në lidhje me zonën e Llapit dhe urdhëroi Prokurorinë të ndryshonte listën e provave materiale jo më vonë se të premten, 28 shkurt”, tha ajo.

Seanca e ardhshme në këtë çështje gjyqësore është caktuar për të hënën, 17 mars, në orën 09:00 paradite.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
12 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.