Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Specialja ua vazhdon paraburgimin Thaçit e Veselit

Gazeta10
21 December 2022 - 17:09

Gjykata Speciale ua ka vazhduar paraburgimin dy krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit e Kadri Veselit, raporton Gazeta10.

Vendimi është marrë nga Trupi Gjykues me në krye gjyqtarin Charles Smith II.

Në vendimin për Veselin, i cili është marrë më 19 dhjetor, thuhet se Prokuroria ka afat që deri më 30 janar të dërgojë parashtresat për shqyrtimin tjetër të paraburgimit.

I njëjti afat, prokurorisë i është dhënë edhe në rastin e Thaçit.

Thaçi e Veseli gjenden në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.