Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Spitali në Pejë: Një shtrat i një pacienti është kapluar nga zjarri

Gazeta10
06 September 2022 - 18:14

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se një shtrat në repartin psikiatrik është djegur. 

Në njoftimin e spitalit thuhet se gjatë intervenimit për shuarjen e zjarrit është lënduar një pjesëtar i sigurimit, transmeton Gazeta10. 

“Sot në një dhomë të Repartit Psikiatrik ku ka qenë duke u trajtuar një pacient, ka shpërthyer një zjarr ku është djegur dysheku dhe shtrati i pacientit. Ndërhyrja e shpejt e Personelit të Spitalit me aparate për fikjen e zjarrit ka bërë që zjarri të lokalizohet menjëherë dhe pacientët të evakuohen me kohë. Një pjesëtar i Sigurimit të Spitalit është lënduar gjatë intervenimit. Dëme të mëdha nuk ka pasur”, bëhet e ditur në njoftimin e spitalit./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.