Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Stano: Inkurajojmë Kosovën që të miratojë masa që mundësojnë që serbët të pajisen me patentë shoferë

Gazeta10
23 August 2024 - 23:19

Bashkimi Evropian e mirëpret çdo veprim të autoriteteve kosovare që u mundëson serbëve nga veriu i Kosovës t’i konvertojnë patentë shoferët e tyre nga ilegale në ato të Republikës së Kosovës. 

“BE mirëpret çdo hap që është ndërmarrë me qëllim të vazhdimit të lejimit të sa më shumë serbëve të Kosovës që të përdorin patentë shoferët e lëshuara nga Kosova”, tha për N1, Peter Stano, zëdhënës i shërbimit të jashtëm të BE-së. 

Ai shtoi se po e inkurajojnë Kosovën që të prezantojë masa të tjera që do të lehtësojnë marrjen e patentë shoferëve. 

“Ne inkurajojmë Kosovën që të miratojë masa të mëtejshme që do t’u mundësonin sa më shumë serbëve të Kosovës të marrin dokumente shtesë të Kosovës, veçanërisht një letërnjoftim të Kosovës, e cila kërkohet për marrjen e patentë shoferit të Kosovës”, shtoi Stano. 

Sot skadon afati për konvertimin e patentë shoferëve ilegalë me ato të Kosovës. 

Ndryshe, nga e hëna, më 26 gusht, Policia e Kosovës do të nisë shqiptimin e gjobave nëse dikush prezanton patentë shoferi të lëshuar nga Serbia për qytetet e Kosovës. Gjobat për mosposedim të patentë shoferëve të lëshuar nga Kosova variojnë nga 500 deri në 1.500 euro.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.