
Moslicencimi i FFK-së ishte tema e emisionit “Kampionët” në Kanal 10, që solli shumë diskutime në studio.
Debati eskaloi mes dyshes Faruk Statovci dhe Abedin Zeka.
Të njëjtit u raportua se u konfrontuan pas kamerave. Por, një gjë të tillë për Gazetën Insajderi e ka mohuar z. Statovci.
“Betohem se s’ka pas bash sen, përveç fjalëve. Ai më ka fyer me fjalë të rënda pas emisionit. Por unë nuk kam reaguar se jam i vetëdijshëm” – tha Statovci.
Derisa, Statovci refuzoi të komentonte raportin me Abedin Zekën.
Ai tha se kjo çështje nuk ia vlen të diskutohet.
“Është çështje e imja. Nuk ia vlen as me diskutu, as me u marrë” – tha ai.
Gjatë gjithë emisionit kishte fjalosje mes Statovcit dhe Zekës lidhur me temën e moslicencimit të FFK-së nga MKRS-ja.
Dy panelistët vazhdimisht kishin kundërshtime të mëdha mes tyre. Ishte zotëri Zeka ai që e kërcënoi Statovcin.
“Pas emisionit të tregoj kush është më i forti”- tha Zeka, duke i drejtuar moderatorit se pse thërret këso njerëz në debat.
Pas kërcënimit Statovci i tha se: “Le të kryhet kur dush emisioni, veç atij nalt i tutna, Zotit”.