Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Stavileci: PDK, forca e dytë politike në vend – qytetarët ia kthyen shpinën kësaj qeverie

Gazeta10
10 February 2025 - 0:18

Blerand Stavileci nga PDK-ja, në një konferencë për media pak minuta pas mesnate, tha se kjo parti ka dalë e dyta.

“PDK ka arritur një rezultat të madh. PDK është konfirmuar si forca e dytë më e madhe politike në vend me mbi 200 mijë vota. Ky është rezultati më i mirë i PDK-së në shumë vite”.

“Shumica e qytetarëve ia kanë kthyer shpinën kësaj qeverie. Rezultati tregoi se qytetarët duan një qeveri të re. Treguan se besojnë se Kosova mundet ma mirë”.

“Tash po hyjmë në një fazë të re. Ditëve në vijim, kryetari Memli Krasniqi dhe kandidati për kryeministër Bedri Hamza, do të dalin me qëndrimin zyrtar për hapat e ardhshëm”, u shpreh ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.