Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Stefan De Vrij pritet të rinovoj me Inter

Gazeta10
14 February 2023 - 13:08

Mbrojtësi Stefan de Vrij nuk do të largohet nga skuadra e Interit në verë kur edhe i skadon kontrata.

“Gazzetta dello Sport” ka raportuar të martën se mbrojtësi është në negociata për rinovimin e kontratës dhe marrëveshja mes palëve është afër finalizimit.

Me rinovimin e kontratës, Holandezi do të jetë pjesë e Interit deri në vitin 2025, ndërsa do ta ketë edhe opsionin e vazhdimit deri në vitin 2026.

31-vjeçari është pjesë e Interit prej vitit 2018 kur iu bashkua si lojtar i lirë dhe vlerësohet lart nga trajneri Simone Inzaghi.

Këtë edicion, ai ka zhvilluar 21 paraqitje ku ka kontribuar me një gol për “Nerazzurit”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.