Gazeta10

​Stoltenberg: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO gjatë luftës, nuk është në agjendë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se pranimi i Ukrainës në aleancën perëndimore ushtarake nuk do të ndodhë teksa lufta po vazhdon.

Megjithatë, ai tha se Ukraina mund të anëtarësohet në të ardhmen në aleancë.

Gjatë një ngjarjeje të organizuar nga Fondi gjerman Marshall në Bruksel, Stoltenberg tha se “ne të gjithë pajtohemi që Ukraina do të bëhet anëtare e aleancës”.

Por, ai shtoi se “nuk është në agjendë anëtarësimi (i Ukrainës) në mes të një lufte”.

Stoltenberg tha se presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë “dy gabime të mëdha strategjike”, që sipas tij janë nënvlerësimi i “trimërisë” dhe “vendosmërisë” së ukrainasve dhe nënvlerësimi i aleatëve dhe partnerëve të NATO-s, shkruan REL.

Zyrtarët në Rusi, shtet që ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022, kanë deklaruar se Moska e sheh veten të kërcënuar nga anëtarësimi i mundshëm i Ukrainës në NATO.

Ndërkaq, udhëheqësit në Kiev kanë thënë se dëshirojnë që në të ardhmen shteti i tyre të bëhet pjesë e NATO-s.

NË FOKUS

IMG_1587
Kurti dhe Sveçla non grata – Sanksionet amerikane, Euronews Albania siguron dokumentin e SHBA-ve
Aksident
Pamje nga momenti i aksidentit të rëndë ku humbi jetën i riu në Skenderaj (VIDEO)
96121685371735-1
Lista Serbe i ka dy kushte për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme në veri
albin-kurti-1880x1254-1
Kurti thyen heshtjen, tregon mbështetjen e kujt e ka për ndërhyrjen në veri
351010595_641934294108306_3806447069936236755_n
LAJMI I FUNDIT: Shpërthim i fuqishëm në veri të Mitrovicës
behtiri e matoshi
‘’Mshele atë qene*’’- Eskalon debati mes Bahtirit e Matoshit: Çfarë gjaku ki ti, kallxom?
vvvv
"Mua s'më intereson Serbia, jam kosovar sikur ju" - Kërstiq me tone të ashpëra ndaj Mujës
kushtrimi
Sadiku për deklaratat e Escobarit: Nëse Kurti s’vepron, pritet gjithçka - përfshirë edhe rrëzimin e tij