Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg sot pret në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin si dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton Gazeta10.
Pas takimit me Kurtin konferenca për media mbahet 17:00, ndërsa pas takimit me Vuçiq konferenca mbahet në orën 15:30.
Ky takim mbahet një ditë para atij midis Kurtit e Vuçiq në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.
Takimi i dy krerëve të shtetit me sekretarin e NATO-së po vjen pas tensioneve në veriun e Kosovës që ndodhën së fundmi. / Gazeta10