Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Studentët e UP-së në mbështetje të marshit për drejtësi ndaj të akuzuarve në Hagë

Gazeta10
19 March 2023 - 20:49

Katër organiziata studentore të Universitetit të Prishtinës kanë dalë në mbështetje të marshit për drejtësi të cilin e ka organizuar platforma “Liria ka Emër” më 2 prill në ora 14:00 në Prishtinë, një ditë para nisjes së procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Unioni Demokratik Studentor, Unioni i Studentëve Proeuropian, Opinioni i Pavarur Studentor dhe Paqja Studentore u kaanë bërë thirrje të gjithë studentëve që të bashkohen në këtë marsh për drejtësi.

“Si brez i ri i Kosovës, jemi rritur me rrëfimet e prindërve tanë për vuajtjet e sakrificat si çmimi më i shtrenjtë për çlirimin e vendit. Jemi rritur me rrëfimet e familjeve të dëshmorëve, martirëve, të zhdukurve e të dhunuarve të luftës. Jemi edukuar që ta nderojmë e mos ta harrojmë kurrë sakrificën madhore të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ta nderojmë kontributin e atyre që si studentë filluan organizimin për çlirimin e vendit”, thuhet në faqen zyrtare të kësaj organizate. Prandaj ne studentët kundërshtojmë përpjekjet për të ndryshuar historinë e luftës çlirimtare. Në emër të Organizatave Studentore Unioni Demokratik Studentor, Unioni i Studentëve Proeuropian, Opinioni i Pavarur Studentor dhe Paqja Studentore, me 2 prill ftojmë të gjithë studentët që bashkarisht të marshojmë për drejtësi e mbështetje të luftës së pastër të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj. Në ora 14:00 nisemi nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojmë në drejtim të sheshit Skënderbeu”, thuhet në postimin e organizatës studentore.”, thuhet në njoftimin e plotë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.