Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

​Suhareka godet me dy përforcime të mëdha

Gazeta10
15 January 2024 - 17:10

Klubi i futbollit ‘Suhareka’ që bënë gara në Ligën e Parë ka zyrtarizuar sot dy përforcime shumë të rëndësishme.

Ata së pari kanë njoftuar kompletimin e transferimit të portirit turk Oytun Ozdogan.

“Ozdogan i është bashkuar klubit në fazën përgatitore që po e zhvillojmë në Antalya kështu duke e forcuar ekipin me performancat e tij. Aventura e tij në Kosovë e fundit ishte tek Malisheva ndërsa në të kaluarën e tij ka mbrojtur ngjyrat e shumë klubeve si Fenerbahçe, Y.Orduspor dhe Yeni Malatyaspor.”, thuhet në njoftimin e klubit.

Për më tepër, ata kanë siguruar edhe shërbimet e qendërmbrojtësit Ilur Syla nga Dukagjini.

“Ju njoftojmë që përforcimi ynë i rradhës është qendërmbrojtësi gjakovar, Ilir Syla i cili bashkohet me klubin tonë qysh në fazën përgatitore.”, ka deklaruar klubi në njoftimin zyrtar.

Ndryshe, Suhareka ka 23 pikë në vendin e dytë në Grupin A të Ligës së Parë dhe synon inkuadrimin ne Superligën e Kosovës në futboll.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.