
Një stadium i ri do të ndërtohet në qytetin e Suharekës, njofton ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku.
Stadiumi do të jetë i kategorisë së dytë, teksa punimet do të nisin vitin e ardhshëm.
“Suhareka po bëhet me stadium të ri të kategorisë 2, me kapacitet 6518 ulëse, që plotëson standardet më të larta ndërkombëtare. Tashmë është përzgjedhur koncepti ideor për stadiumin. Ka filluar hartimi i projektit zbatues dhe vitin e ardhshëm do të nisin procedurat e prokurimit për punimet”, ka shkruar Çeku në “Facebook”.