
Sulmi fizik ndaj gazetarit Valon Sylës ka përplasur të mërkurën në Info10 kryeredakotrin e Kanal10 dhe njëherësh anëtarin e bordit të AGK-së, Naim Sadikun me anëtarin e partisë “Fjala”, Avni Çakmaku.
Panelistët fillimisht nuk u pajtuan me krahasimet se dhuna verbale është më e dëmshme sesa ajo fizike.
Çakmaku madje iu referua shkencës derisa foli për fenë, ku përmendi një studim të vërtetuar së fundmi se kohëzgjatja e rehabilitimit të dhunës verbale është me gjatë sesa ajo fizike, shkruan Gazeta10.
“Nuk mundet me funksionu shoqëria. Çështja është në atë aparat ndëshkimor a duhet të hyjë vetëm ai i cili prodhon dhunë fizike apo edhe ai që prodhon dhunë verbale. Dy kategoritë duhet të hyjnë në një ombrellë. Shkenca e ka vërtetuar që dhuna fizike mundet me u tejkalu shumë më lehtë sesa sulmi verbal. Kohëzgjatja e rehabilitimit është me gjatë e dhunës verbale.”, deklaroi Çakmaku.
Me këtë krahasim nuk u pajtua Sadiku i cili tha se dallimi mes dhunës fizike dhe asaj verbale është i madh, dhe se askush nuk ka të drejtë ta sulmojë fizikisht askënd.
Sadiku tha se shmangja e gazetarëve mund të evitohet me lehtësi, duke ndërruar kanalet televizive.
“Dallon dhuna fizike dhe verbale. Sepse dhuna fizike është e pashmangshme. Dhunën verbale mund ta shmangësh. Ti mund ta shmangësh cilido gazetar. Nuk ka shkaktar. Nuk është cenuar dinjiteti i askujt. Kush është gjyqësia supreme sipas fesë? A me i besu atij qyqanit që të sulmon në pikë të natës nëse ai ta bën drejtësinë.”, u shpreh Sadiku.
E, Çakmaku për këtë pati një përgjigje tjetër, që sipas fesë “Gjyqësia supreme, është Allahu”.
“Sipas fesë gjyqësia supreme është Allahu. Allahu thotë, atakimi verbal është më i rëndë sesa atakimi fizik.”, u përgjigj Çakmaku në Info10.
Kujtojmë se gazetari Valon Syla u sulmua nga tre persona mbrëmjen e së martës, teksa ishte në lokalin “Image” në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. /Gazeta10