Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Sulmuesi nga Gjilani që po rritet në hije, synon majat e futbollit

Gazeta10
01 June 2025 - 17:32

Në futbollin kosovar, shpeshherë zbulimet më të mëdha vijnë pa zhurmë. Një prej tyre është edhe sulmuesi 23-vjeçar nga Gjilani, Ismet Hamdiu, që aktualisht mbron ngjyrat e FC Vllaznia e Pozhoranit në Ligën e Dytë të Kosovës.

Me 10 gola dhe 5 asistime në këtë sezon, Hamdiu po lë gjurmë të dukshme në garën për mbijetesë. 23-vjeçari ishte pjesë e Dritës U21, ku mori përvojat e para si sulmues i rregullt në një ambient konkurrues.

Pas asaj faze zhvillimore, ai iu bashkua Vllaznisë së Pozhoranit, ku shumë shpejt u kthye në një lojtar kyç për ekipin, duke dhënë kontribut vendimtar në ruajtjen e statusit në Ligën e Dytë. Hamdiu luan si sulmues i majtë, por është i aftë të përshtatet në të gjitha pozicionet në vijën sulmuese.

Ai luan mirë me të dyja këmbët, megjithatë këmbën e djathtë e ka më të fortën, çka e bën të paparashikueshëm për mbrojtësit kundërshtarë. Kombinimi i shpejtësisë, teknikës dhe ndjesisë për gol e bën atë një kërcënim konstant në zonën kundërshtare.

Në ndeshjen ndaj FC Dielli, kur skuadra po humbiste 1:0 në minutat e fundit, ishte Hamdiu ai që barazoi rezultatin nga një goditje dënimi, duke i dhënë ekipit një pikë të rëndësishme. Por momenti që do të mbahet mend gjatë këtij sezoni ishte ai ndaj KF Dardanës, ndeshje kyçe që përcaktoi fatin e mbijetesës së Vllaznisë në ligë.

Në total, Hamdiu ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 5 asistime, duke qenë i përfshirë në 15 gola të ekipit, një tregues i qartë i ndikimit që ai ka në lojën dhe rezultatet e skuadrës.

Ambiciet e 23-vjeçarit nuk ndalen në Ligën e Dytë. Me përkushtim të vazhdueshëm dhe formë të mirë, ai synon të ngjitet në nivele më të larta, duke parë përpara drejt një të ardhmeje në futbollin europian.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.