
Alaudin Suma nuk do të marr pjesë në Kupën Evropiane të hedhjeve në atletikë. Hedhësi i diskut nuk ka marrë përgjigje për vizë nga nikoqiri i Kupës Evropiane, Portugalia.
Ai është dashur që të dalë në garë të shtunën, por ka mbetur në Kosovë.
“Unë vitin e kaluar kam qenë pjesëmarrës në këtë garë dhe kam pasur vizë portugeze, por këtë vit nuk më janë përgjigjur. Dokumentacionin e kam pasur në rregull, ndërsa ka dy javë që nuk kam marrë kurrfarë përgjigje për termin, ndërsa vitin e kaluar brenda tre ditësh kam pranuar vizën. Unë nesër kam pasur garë, por për fat të keq nuk do të marr pjesë. Kam qenë i përgatitur maksimalisht për këtë garë”, ka thënë Suma për KOHËN të premten.
Suma është ndër atletët më të mirë në hedhje të diskut.