Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Sunny Hill 2026: Konfirmohen emrat e rinj; Seth Troxler, Carlita dhe Manifest në Prishtinë

Gazeta10
13 July 2026 - 18:24

Sunny Hill Festival është gati të transformojë sërish kryeqytetin në epiqendrën e muzikës botërore. Sot, festivali ka kënaqësinë të konfirmojë artistët e rinj që do të ngjiten në skenat e mëdha të Sunny Hill këtë verë, duke paralajmëruar një edicion të jashtëzakonshëm që do të mbahet më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht.

Në mesin e emrave të konfirmuar janë gjigantët e muzikës elektronike dhe performuesit më të kërkuar të momentit:

● Keinemusic (Adam Port dhe Rampa)

● Seth Troxler

● Carlita

● Manifest

Ky është vetëm fillimi. Në ditët në vijim, Sunny Hill do të vazhdojë të zbulojë emra të tjerë të mëdhenj të muzikës botërore, si dhe artistët më të mirë lokalë që do të plotësojnë programin artistik të këtij edicioni.

Për më shumë informata rreth biletave dhe njoftimeve të radhës, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare dhe rrjetet sociale.

Për informata shtesë:

Zyra për Media, Sunny Hill Festival

Email: info@sunnyhillfestival.com

Web: www.sunnyhillfestival.com

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.