Gazeta10

Sunny Hill, festivali që për 4 ditë solli botën në Kosovë

Shkruan: Blend Aliu

Ndonëse nuk është atraksioni më i mirë turistik në vend, Gërmia për 4 ditë me radhë u shndërrua në parkun më të komentuar në botë.

Me mbajtjen e edicionit të tretë të Sunny Hill Festival, Kosova edhe njëherë tjetër u promovua para botës.

Javë para fillimit të këtij festivali, biletat filluan të shiteshin. Organizatorët thonë se u shitën për plot 20 mijë, e kur pritjes po i vinte fundi, trotuaret nga Muzeu Kombëtar , në Taukbahçe e deri në Gërmi ishin plot.

Vajza e djem të kuruar, me shiritin ngjyrë rozë e portokalli në dorë, kishin filluar të rreshtoheshin për të hyrë në portën kryesore.

Radhë të gjata, që nuk u shihej fundi po prisnin me orë të tëra për të hyrë në festival.

Një numër i i madh i policëve e punëtorëve të sigurisë mezi po ndalonin turmën e cila ka muaj që po priste për këto netë.

Derisa po pritej në radhë, në mes turmës u dëgjua një “OMG this is really happening”, e që nuk do mend se ishin fjalët e një turisti nga Anglia, i cili për Kanal10 tha se Kosova qenka një ëndërr.

Kontrollë pas kontrolle, pjesëmarrësit hynë në portën kryesore, prej ku mund të dëgjohej kumbimi i muzikës që vinte nga skena kryesore e festivalit.

Derisa dielli po tërhiqte rrezet e fundit mbi parkun e Gërmisë, pjesëmarrësit kishin filluar të „nxehen“ me performancat e artistëve vendor.

Kur errësira ra tërësisht mbi Prishtinë, e mesnata po afrohej, radha erdhi që në skenë të ngjitej ylli botëror i muzikës pop, kosovarja Dua Lipa.

Për gjatë 90 minutave, publiku u “elektrizua” me performancën e Lipës, e një zëri kënduan të gjitha këngët e saj.

E në mes të performancës, këngëtarja e hitit Levitating, ndaloi për t’i fol audiencës shqip.

“Faleminderit për krejt dashninë, ëndërr e madhe shumë për mu me kon këtu sonte, me mujt me bo nifarë festivali qeshtu, me familjen teme, me shokët e mi..” – u tha pjesëmarrësve Dua.

Me të përfunduar paraqitjen Lipa, audienca u nis drejt skenës tjetër, për të vazhduar ndejën në  deri sa mëngjesi zbardhi sërish mbi Gërmi. Ngjashëm ishin edhe tri netët e tjera.

Në natën e dytë J Balvin, fitoi zemrat e mijëra pjesëmarrësve në momentin kur ngriti flamurin e Kosovës mbi skenë, e ju drejtua kosovarëve në shqip.

Paraqitja e tij në Kosovë morri vëmendjen e shumë mediave ndërkombëtare.

Me “Faleminderit, Faleminderit” edhe reperi Skepta përfundoi performomin në natën e tretë të festivalit, duke u premtuar publikut se kjo nuk do të jetë hera e fundit që do të këndoj në Kosovë.

As dj amerikan Diplo nuk e mbylli natën e fundit të festivalit pa bërë një gjest që do të pushtonte sërish zemrat e kosovarëve. Në mes të skenës ai shpalosi flamurin e popullit më pro amerikan, atë të Kosovës.

Përmes një fushate kreative, me sloganin “SET ME FREE” nga Sunny Hill për katër netë me radhë, artistët vendor e ndërkombëtar bënë thirrje për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Sunny Hill Festival është mbajtur nga data 4 deri më 7 gusht 2022. Për gjatë katër netëve kanë performuar artistët Dua Lipa, J Balvin, Skepta, Diplo, Aj Tracey, Dj Regard, Mahmood, Kamal, si dhe një numër i madh i artistëve më të njohur vendor. /Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë