Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Sveçla: Ambiciet terrotoriale të Serbisë janë problem serioz për Kosovën dhe rajonin

Gazeta10
12 December 2023 - 19:04

Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme, ka takuar shefen e operacioneve të NATO-së, Ariella Viehe.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka treguar se ka biseduar për veriun e sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Tutje, Sveçla ka shkruar se ambiciet territoriale të Serbisë, vazhdojnë të përbëjnë problem serioz për Kosovën.

“Kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë dhe ambiciet e saj territoriale për Kosovën vazhdojnë të përbëjnë problem serioz për Kosovën por edhe të rajonit”, ka shkruar ai. /Gazeta10/

Postimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.