
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla përmes një video të publikuar në Facebook, iu ka kundërpërgjigjur presidentit serb, Aleksandar Vuçiq duke e demantuar këtë të fundit rreth deklarimeve për aksionin e Policisë së Kosovës më 31 korrik në veri të vendit.
Sveçla përmes pamjeve të publikuara tregon se zyrtarët policor u sulmuar me armë zjarri nga grupet kriminale, shkruan Gazeta10.
“Deklarimet dhe veprimet e Serbisë të cilat na i kujtojnë fundvitet e 80-ta dhe 90-ta të shekullit të kaluar”, ka shkruar Sveçla.