Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Sveçla: Janë identifikuar personat që e sulmuan Valon Sylën, pritet arrestimi i tyre

Gazeta10
12 April 2023 - 17:40

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se janë identifikuar sulmuesit e gazetarit Valon Syla.

Ai e ka dënuar sulmin ndaj Sylës, derisa ka shtuar se kryesit e këtij akti do të sillen shumë shpejt para drejtësisë.

“Pas hetimeve intenzive të Policisë së Kosovës tashmë janë identifikuar sulmuesit e gazetarit Syla dhe shumë shpejtë kryesit e këtij akti do të sillen para drejtësisë. Institucionet e sigurisë do të vazhdojnë angazhimin për garantimin dhe respektimin e të drejtave të çdo qytetari tonë të cilat janë të pacënueshme dhe të padiskutueshme”, ka shkruar Sveçla.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
05 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.