
Policia e Kosovës ka përfunduar me sukses një aksion sot në Mitrovicë të Veriut, në rrugën e Kolashinit.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka njoftuar për këtë aksion teksa ka bërë të ditur edhe se çka u konfiskua.
“Në banesë janë gjetur dhe konfiskuar 60 kartela grafike, makina antiminer S9, 13 ventilatorë, poça elektrikë që shfrytëzohen për rritjen e bimëve të kanabisit, llampë elektrike për laborator, municion 51 fishekë dhe 8 mjete shpërthyese të improvizuara”, njoftoi Sveçla në Facebook.
Sipas Ministrit, kjo është dëshmi e sulmeve të shumta nga “argatë të Vuçiqit” ndaj zyrtarëve policorë, KFOR-it, e gazetarëve.
“Ndaj ne po punojmë progresivisht që pesha e krimit mos të bjerë mbi qytetarët e ndershëm të Republikës. Aksioni është arritur falë dhe bashkëpunimit të qytetarëve të pjesës veriore, në luftën ndaj krimit të organizuar si dhe besimin e qytetarëve ndaj institucioneve të sigurisë”, shkroi tutje ai.
“Veriu po ecën drejt normalitetit. Serbia nuk do ta cenojë shtetin tonë në asnjë cep të vendit”.
Postimi i plotë: