Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sveçla pret në takim Rodgers, diskutojnë për situatën aktuale të sigurisë

Gazeta10
16 Shkurt 2024 - 15:01

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim ambasadorin jorezident të Australisë në Republikën e Kosovës, Richard Rodgers.

Sipas njoftimit të MPB-së, ministri Sveçla e uroi ambasadorin Rodgers për detyrën e tij si ambasador jorezident në Republikën e Kosovës.

Me këtë rast ministri Sveçla dhe ambasadori Rodgers biseduan për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë si dhe për marrëdhëniet bilaterale që gëzojnë dy shtetet tona në fushën e sigurisë.

 “Me rastin e 16 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ambasadori Rodgers përcolli urimet e tij për ministrin dhe gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ministri Sveçla dhe ambasadori Rodgers u dakorduan për komunikim të mëtejmë në frymën e thellimit të bashkëpunimit në fushat që mbulon Ministria e Punëve të Brendshme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.