
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj ka folur në “Prime Time” lidhur me reagimin e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla për ngjarjet që lidhen me sigurinë, duke thënë se i njëjti po e luan rolin e zëdhënësit të Policisë, shkruan Gazeta10.
Qalaj ka thënë se ministri ka krijuar burime brenda Policisë dhe se po publikon deklarata zyrtare para Policisë së Kosovës lidhur me rastet që po ndodhin.
“Fatkeqësisht po. Ministri Sveçla ka një dhunti, që të del në media e të bëhet zëdhënës i Policisë për çdo gjë që s’do duhej ta bënte. Është keq sepse është njeri i fundit që ka reagu për Valon Sylën ndërsa është i pari që ka reagu para Policisë për arrestimin e të dyshuarëve. Pra, një ministër që e udhëeq ministrin e Brendshme, ndërsa i del kohë të merret me çështjet e zëdhënësitë të Policisë, madje 30 minuta para komunikatës zyrtate të Policisë. Ai i ka bërë njerëzit e vet në Polici, që më së pari ia dërgojnë informatat atij pastaj njësiteve të Policisë, Sveçlën do duhej ta informonte vetëm drejtori i përgjithshëm.”, ka thënë ai.
Tutje, ish-drejtori i PK-së, njëherëshi edhe deputet nga PDK-ja ka thënë se ndihet i turpëruar nga gjendja në të cilën ndodhet Policia pas ndikimit të madh politik që po ka në të.
“Është situata si është, policia më nuk ka murë mbrojtës nga ndikimi politik, jemi në një situatë ku unë turpërohem në çfarë situate ka ardhur Policia, për çdo gjë informohemi nga ministri.”, deklaroi ai.
Madje, ai ka thënë se ka informacione qe Sveçla merr vendime edhe në aspektin e operacioneve të Policisë, duke thënë se vetë ministri ka thënë se shkon dhe qëndron tek dhoma komanduese e Policisë./Gazeta10