Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Sylvinho merr nënshtetësinë shqiptare

Gazeta10
22 November 2023 - 20:28

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho ka pranuar nënshtetësinë shqiptare.

Gjatë Samitit të Diasporës, që po mbahet në Pallatin e Kongereseve, ministri i brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ka bërë të ditur që tekniku brazilian ka pranuar të marrë shtetësinë shqiptare.

“Jemi këtu në Samitin e Diasporës shqiptare. Kam pranë kam shqiptarin e fundit që ka pranuar të jetë qytetari ynë”,- thuhet në video e publikuar nga Balla e më pas, Sylvinho shprehet: “Sigurisht, shqiptar puro. Shumë faleminderit”, thuhej në video.

Sylvinho arriti ta dërgonte në Kampionat Evropian Shqipërinë për herë të dytë në histori.

Madje, Shqipëria përfundoi si e para në grupin e saj, para Çekisë e Polonisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.