Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tahiri: Hyrja në KiE do të ishte me rëndësi strategjike

Gazeta10
10 May 2024 - 14:07

Ish-Kryenegociatorja e Kosovës në dialog, Edita Tahiri, ka thënë se anëtarësimi në Këshillin e Evropës do të ishte me rëndësi strategjike në këtë kohë të ndjeshme.

Pas kundërshtimit të kryeministrit Albin Kurti që ta pranojë kushtin e Asociacionit për anëtarësim në KiE, Kosova ende nuk është futur në agjendën e Këshillit të Ministrave, që do të mblidhet javën e ardhshme ku do të vendosej për anëtarësim.

Tahiri ka thënë se mos anëtarësimi në KiE do të ishte lajm i keq për Kosovën.

“Pa sovranitet në veri, pa hyrjen në Këshillin e Evropës keq për Kosovën – Hyrja në KiE do ishte me rëndësi strategjike në këtë kohë të ndjeshme”, ka shkruar Tahiri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
05 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.