Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Tahiri i AAK-së: Ky vit do të jetë viti i kapitullimit ekonomik

Gazeta10
09 March 2023 - 11:57

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka kritikuar Qeverinë e Kosovës duke thënë se është rënë në kurthen e diskutimit politik dhe dialogut si dhe në neglizhencën totale të jetës, ekonomisë, mirëqenies dhe gjendjes sociale, raporton Gazeta10.

Sipas tij qeveria po bënë shumë politikë, pak ekonomi, pak jetë dhe shumë politikë.

Deputeti ka thënë se nuk po shohim asnjë veprim serioz në dobi të shoqerisë dhe qytetarëve.

Sipas tij gjithandej botës inflacioni ka ra, te ne është ngritur ku në muajin janar ka qenë 12 %.

“Kjo vjen si rrjedhojë e neglizhencës totale dhe injorimit të ekonomisë dhe politikave që e forcojnë shtetin në këtë aspekt”, tha Tahiri.

Tahiri ka thënë po ashtu se ekonomia dhe bizneset janë para kolapsit dhe bakrotimit.

“Tri lajmet e fundit janë tepër dëshpëruese duke u nisur nga paralajmërimi i rritjes së çmimit të energjisë për 14 %, rritja e tatimit në pronë dhe pakënaqësitë që ka nxjerrë ligji i pagave”, tha deputeti Tahiri.

Tahiri në fund tha se ky do të jetë viti i kapitullimit ekonomik. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.