Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Tahiri i AAK-së: Ramush Haradinaj, lideri i vetëm që s’ka faj për Asociacionin

Gazeta10
07 Janar 2025 - 21:34

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe ka një superstrukturë të padefinuar.

Tahiri ka thënë se gjatë vizitave në Bruksel i është bërë me dije se nuk është pranuar as edhe një propozim për asociacionin nga qeveria aktuale.

“E them me besim të plotë që ekipi i Lajçakut na ka thanë që nuk e kanë pranu as edhe një presje, asnjë pike prej ekipit të Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka thënë se Ramush Haradinaj është lideri i vetëm që nuk ka faj për asociacionin.

Por ndryshe është shprehur për Kurtin, ai ka thënë se kryeministri aktual e ka pranuar asociacionin.

“AAK dhe VV kanë qenë dy subjekte politike që kanë qenë në shesh kundër këtij asociacioni. Ramush Haradinaj nuk ka asnjë faj të vetëm, është lideri i vetëm që nuk ka asnjë faj për asociacion”, ka thënë ai në “Politiko” me Kushtrim Sadikun. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.