Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tahiri – krerëve të shtetit: U shëtitët e bëtë foto boll në Paris, tash a po merreni me minatorët e Trepçës?

Gazeta10
30 Korrik 2024 - 13:10

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kërkuar nga pushteti që të merren me minatorët që janë pa paga.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Tahiri u ka reaguar krerëve shtetërorë që po qëndrojnë në Francë për Lojërat Olimpike, duke u thënë se boll u shëtitët në Paris.

“U shëtitët boll, edhe foto e video bëtë në Paris, tash a po merreni me minatorët e Trepçës që janë pa rroga, me bllokadat e rrugëve gjithandej Kosovës, me pensionistët që po presin pas katër vjet qeverie me ua rritë pensionet me dëmet ekonomike e me bllokadën ndërkombëtare”, shkroi ai.

Tutje, ai ka shtuar “punoni najsen të hajrit, e jo veç me kontrata njëburimore e korruptive! Se di për besë çka do të folni në fushatë”.

Ndryshe, Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës kanë thënë se minatorët nuk kanë marrë ende as pagën e muajit qershor.

Në një reagim publik, nga Sindikata thonë se interesimi për fatin e minierës dhe minatorëve nga Qeveria dhe Bordi i Ndërmarrjes, janë në nivelin zero, teksa janë shprehur se ata kanë vetëm fjalë boshe.

Minatorët pohojnë se një qasje e tillë, përbën shqetësim serioz dhe sfidë që kërkon zgjidhje të menjëhereshme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.