
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka kundërshtuar projektligjin për zyrtarët publikë. Ai këtë projektligj e sheh si sulm të drejtpërdrejtë ndaj administratës shtetërore dhe që sipas tij nuk duhet asesi të kalojë si ligj.
Tahiri këtë qëndrim e ka dhënë në rrjetin social Facebook, teksa ka deklaruar se është “i tmerruar me provizionet që parapërcaktojnë dhe lejojnë hapësirë për ndërhyrje politike në administratë publike“, transmeton Gazeta10.
“Projektligji i ri për zyrtarët publikë, respektivisht Neni 46, Neni 66 dhe Neni 98 te dispozitat kalimtare janë qartazi nene kundër kushtetuese, që në esencë janë fshesë e hekurt kundër menaxhmentit drejtues të administratës shtetërore… Ky Ligj nuk duhet të kalojë, assesi”, ka shkruar ndër të tjera ai./Gazeta10