
Ish kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka reaguar pas takimit të kryeministrit Kurti me PDK-në.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kurti është në kërkim të shpëtimit të tij nga dështimet përmes zgjedhjeve.
“Kurti ne kerkim te shpetimit te vet nga deshtimet permes zgjedhjeve, por jo ne shpetimin e Kosoves nga izolimi evropian!” – ka shkruar ajo.
Vlen të theksohet se Kurti, të hënën pas takimit me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi përmendi diskutime edhe me partitë e tjera për caktimin e datës së zgjedhjeve.