
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk po menaxhon mirë problemet në vend, raporton Gazeta10.
Tahri ka thënë se është obligu qeveria përmes një rezolute ta dërgojë përpara Ligjin e Pagave por nuk ka ndodhur.
“Ne e kemi obligu qeverinë me e sjell Ligjin e Pagave deri në fund të tetorit, ne jemi duke hyrë në nëntor”, ka thënë ai.
Më tej, ai ka thënë se ajo që thotë Qeveria e Kosovës dhe ajo që thotë Banka Botërore për rritjen ekonomike kanë një dallim dhe se dikush këtu po gënjen.
“Qeveria thotë kemi rritje 10.5%, banka botërore thotë kemi rritje 3% dikush është kah gënjen këtu”, ka thënë ai më tej. /Gazeta10