Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Tahiri: Modeli i këtij Asociacioni do të ndikojë në stablitetin e Kosovës

Gazeta10
01 May 2023 - 13:00

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka folur për takimin më 2 maj mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, si dhe për draft-statutin që pritet të prezantohet në këtë takim.

Sipas Tahirit, modeli i këtij Asociacioni që nesër do të negociohet në Bruksel, do të ndikojë në stablitetin e Kosovës.

Tutje, përveç Kosovës ajo ka thënë se ky Asociacion do të frymëzojë edhe pakicat tjera në Ballkanin Perëndimor, por më shumë shqiptarët në Maqedoninë Veriore.

Modeli i statutit te asociacionit te cilin Kurti neser do ta negocioj me Vuciqin ne Bruksel do te ndikoj ne funksionalitetin e shtetit te Kosoves dhe ne fatin e kufijve ne Ballkan sepse do te frymezoj gjitha pakicat ne Ballkan edhe me shume shqiptaret ne Maqedonine veriore sepse nuk jane pakice atje por jane gjysma e popullates…”, ka shkruar Tahiri në profilin e saj në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
12 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.