Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tahiri nga Këshilli i Evropës: Anëtarësimi i Kosovës në KiE po bëhet realitet

Gazeta10
24 April 2023 - 15:03

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është duke qëndruar në Këshillin e Evropës.

Tahiri tregoi se atje do të jetë përgjatë tri ditëve ku do të zhvillohen takime të delegacionit kosovarë me delegacionet anëtare për të kërkuar mbështetje për anëtarësim në KiE.

“Për tri ditë do të jemi në Këshillin e Evropës, në sesionin pranveror, ku pritet të ketë shumë takime të delegacionit tonë me delegacione anëtare për të kërkuar mbështetje për anëtarësim. Po ashtu, për pak, në ora 14:30, aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës pritet të jetë në rend dite të takimit të Këshillit ministror të kësaj organizate. Po duket të jetë një ditë shumë e mirë dhe me rëndësi për Kosovën. Ngadalë, anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës po bëhet realitet”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.