Kontaktoni

info@gazeta10.com

Zgjedhjet 2025

Tahiri nga Vitia: Qytetarët e Kosovës do të kenë gjithmonë mbështetjen tonë për zhvillim

Gazeta10
21 January 2025 - 20:36

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka mbajtur një takim me qytetarët e Vitisë.

Ai gjatë këtij takimi tha se numri 137 do të bëjë investime në komuna.

“Kandidati Labinot Gjini dhe Engjëll Koliqi mishërojn më së miri kombinimin e intelektualit dhe të traditës. Fushata ka ritmin e saj, por ajo që mbetet madhështore është kur dëgjohet zëri i qytetarit”, ka shkruar tutje Tahiri.

Postimi i plotë:

Zhvillimi nuk lidhet me zhurmën por me investime në komuna, këtë do ta bënë numri 137

Nuk ka mesazh më të fuqishëm për përkrahje sesa kur bashkohen të gjitha gjeneratat dhe të gjitha komunitetëve. Në Viti, një takim i ngrohtë dhe i përzemërt me qytetarët.

Kandidati Labinot Gjini dhe Engjëll Koliqi mishërojn më së miri kombinimin e intelektualit dhe të traditës. Fushata ka ritmin e saj, por ajo që mbetet madhështore është kur dëgjohet zëri i qytetarit.

Jeta e përditshme në qytete nuk lidhet me zhurmën; ajo kërkon fokus për komunat, zhvillim dhe mirëqenie.

Për ne, nuk ka qytete dhe qytetarë të ndarë sipas partive; ata janë qytetarët dhe komunat e Kosovës. Do të kenë gjithmonë mbështetjen dhe partneritetin tonë për zhvillim.

Besnik Tahiri 10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.