Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Tahiri: Nuk është strategji është – dokument analitik, turp se si Kuvendi po e trajton

Gazeta10
24 October 2022 - 13:07

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri e ka quajtur Strategjinë e Sigurisë së Kosovës si dokumentin më të rëndësishëm, por që ka kritikuar mënyrën se si Kuvendi i Kosovës ka anashkaluar trajtimin e këtij dokumenti, duke thënë së është turp se si kuvendi po e trajton një temë kaqë të rëndësishme.

Kritika e tij erdhi pas rikujtesës që ia bëri deputetëve se ky draft dokument është duke u diskutuar në Kuvend që nga 4 gushti.

“Veç strategji nuk është, është dokument analitik. Draftin që po e diskutojmë është shumë i mangët. Me gjithë dëshirën për me përkrah një dokument kaq të rëndësishëm konsiderojmë që ky dokument duhet me iu kthy Qeverisë e cila duhet të themeloj një grup që do ta rishikoj sektorin e sigurisë ti përmbledh gjithë akterët e rëndësishëm dhe do të dal me një draft serioz që s’do të aludohet a është përkthim prej Serbisë, Shqipërisë,Maqedonisë. Nuk i përmban kriteret që do duhej të I përmbaj Strategjia e Sigurisë së Kosovës.”, ka thënë Tahiri.

Sot, Kryeministri i Kosovës ka prezantuar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës,  Strategjinë e Sigurisë, për të cilen u akuzua nga opozita për anashkalim të diskutimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.