
Ish kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se pas çdo tensionimi kryeministri i Kosovës, Albni Kurti, ka bërë kompromise, raporton Gazeta10.
Tahiri ka thënë se pas tensioneve të mëdha në veri, Kurti e ka pranuar Asociacionin.
Ajo ka thënë se kjo është dëshmuar edhe nga ambasadori i SHBA-së në Serbi, Hill.
Këtu keni postimin e plotë:
“Pas cdo tensionimi Kurti beri kompromise me Serbine, pas ketij tensioni te madh ne veri, Kurti pranoi Asociacionin – kete e vertetoi Ambasadori amerikan Hill!”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10