
Deputeti i PDK-së Abelard Tahiri në seancën e Kuvendit ju drejtohet Qeverisë duke i akuzuar ata se kur nuk kanë arritë me i mirëmbajtë në gusht termocentralet Kosova A dhe Kosova B dihet se çka do të pritet në muajin dhjetor, raporton Gazeta10.
Sipas tij reduktimet do të jenë të pashmangshme.
“Nuk e di për çka është shpallë gjendja emergjente, çmimi eshte rrit, mungesë të energjisë elektrike ka, Qeveria është në heshtje nuk na thotë kurgjo”, tha Tahiri.
Ai shton Qeveria duhet të merret me këto probleme dhe të ketë sa ma pak reduktime, e mos të vie në shprehje ngritja e çmimit të energjisë./Gazeta10