
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se Qeveria e Kosovës me Ligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, ka cenuar autonominë financiare të komunave., raporton Gazeta10.
Tahiri, ka shtuar se Qeveria po grabitë të hyrat vetanake të komunave, pasi që në buxhetin për vitin 2023, të gjitha të hyrat vetanake të mbledhura para vitit 2022 dhe të pa shpenzuara, bëhen pjesë e Fondit të Kosovës në bilancin bankar.
Sipas tij, ky veprim i Qeverisë dëmton dhe pamundëson, jo vetëm financimin e qëndrueshëm, por në veçanti financimin e shërbimeve sociale në komuna./Gazeta10