
Besnik Tahiri – Shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, ka thënë se kërkimi i listës së punëtorëve që janë në grevë – është tentim për të frikëzuar e shantazhuar, dhe bie në kundërshtim me parimet e ndarjes së pushteteve.
Këtë reagim, Tahiri e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, transmeton Gazeta10.
“Autonomia e komunave është e përcaktuar me Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, si dhe Kushtetutë e Ligjin për Vetëqeverisje Lokale (Neni 17), ku janë përcaktuar kompetencat vetanake të komunave. Ngjashëm, me këtë Ministria e Arsimit, ka një vendim nga Gjykata Kushtetuese (Faqe 46-49), për rastin e shkollave në Komunën e Kamenicës. Në vend të komunikimit, konsultimit dhe bashkëpunimit mes dy niveleve të qeverisjes, shkresat në formë ‘urdhërash’, e konfliktet ndër-institucionale ndërtojnë praktika të rrezikshme”, ka shkruar ai.
Më tej, Tahiri ka thënë se qeveria nuk po e kupton sa e domosdoshme është të kthehet dialogu me partnerët social.
“Porosia ime për qeverinë është e thjeshtë: nuk jeni në tokë të bukës, nuk po e kuptoni se është e domosdoshme, që të kthehet dialogu mes partnerëve social, e që kjo formë e presionit të mos shtrihet edhe tek mekanizmat tjerë.”, ka shkruar ai./Gazeta10