Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri është shprehur i bindur se Lëvizja Vetëvendosje nuk do t’i fitojë zgjedhjet e shkurtit.
Tahiri ka theksuar se në krye të Qeverisë së Kosovës do të jetë opozita.
“Këto zgjedhje nuk i fiton Lëvizja Vetëvendosje. Këto zgjedhje i fiton opozita. Qeveria e ardhshme përbëhet nga opozita”, ka thënë Tahiri në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Tutje, ai ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka qëndrim të ashpër për këtë temë dhe se synon të formojë qeverinë pa Vetëvendosjen. /Gazeta10/