Gazeta10

Tahiri: Të shkojmë në zgjedhje sa më shpejt – kjo qeveri duhet të shkarkohet

Kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka folur për propozimin e PDK-së që zgjedhjet të mbahen më 9 qershor të këtij viti.

Ai tha se bashkë me grupet e tjera parlamentare janë në diskutim dhe për këtë do të kenë së shpejti një qëndrim.

“AAK-ja e ka pozicionin më komod në këtë temë. Ne jemi për të shkuar në zgjedhje sa më shpejtë që është e mundur. Por, mendojmë që kjo Qeveri duhet të shkarkohet. Kemi qenë të parët që kemi propozuar inicimin për shkarkimin e kësaj qeverie ose të dorëhiqet. Kryeministri Kurti është dorëzuar dhe veç një qëllim e ka se si ta gjejë një formë për t’ia lënë fajin opozitës për të shkuar në zgjedhje”, shkroi Tahiri.

Tahiri foli edhe për çështjen e afatit të Komisionit Hetimor Parlamentar, për të cilin tha se se mos shtyrja e mandatit për tre muaj të Komisionit Hetimor Parlamentar për Rezervat Shtetërore, pasi tha se për dy muaj e gjysmë VV-ja e ka pamundësuar funksionimin e tij, është cenim i demokracisë dhe kufizim i fushëveprimit opozitar në kuvend.

“Ky është precedent shumë i rrezikshëm për demokracinë, për jetën parlamentare që shumica ta ngufat hetimin parlamentar për një temë shumë problematike”, tha ai.

NË FOKUS

valonn
Ky është i dyshuari për vrasjen e gruas në Ferizaj
gruaja
Vrasja e gruas në Pejë nga burri i saj, detajet e fundit nga rasti tragjik
vrasja-576x360-1
Vrasja në Pejë, reagojnë nga komuna: Gjyljeta punonte qe 20 vjet si asistente e stomatologut
1-55-600x360-1
Një grua sulmon dhe rrah keq një grua tjetër në Prishtinë, arrestohet brenda pak minutave
akil
“Akil Gjakova është në arrati”, avokatja e gruas së tij jep detaje për divorcin e dhunshëm
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Zbulohet identiteti i gruas që dyshohet se u vra nga bashkëshorti në Ferizaj
IMG_5024
Aksidenti tragjik në Leposaviq, këta janë personat që mbetën të vdekur
436305588_836502955177305_7501723294438286291_n
"Pse ta mori jeten Edi qe aq shume e mbrojte dhe e dashte"-Vrasja e gruas në Pejë, reagon njëri nga familjarët