
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës është duke u afruar, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se është duke marrë pjesë në dy komisione në Këshillin e Europës dhe po angazhohet për këtë proces.
Më tej, ai ka thënë se ka kënaqësinë që po e përfaqëson Kosovën në këtë organizatë.
Tutje, ai ka thënë se beson në një anëtarësim në këtë organizatë meqë ndikim rus është duke rënë.
Këtu keni statusin e plotë:
“Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është duke u afruar!
Në Këshillin e Evropës, në Paris, jam duke marrë pjesë në dy komitete: në Komitetin për Çështje Sociale, Shëndetësi dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, si dhe në atë për Barazi dhe Antidiskriminim.
Në këto komitete adresova çështje që ndërlidhen me nevojën për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, njëkohësisht prezantova politikat dhe çështjet që janë me interes të këtij institucioni.
Te Komiteti për Çështje Sociale, Shëndetêsi dhe Zhvillim të Qëndrueshëm adresova nevojën për një mbështetje më të fuqishme për Kosovën në sektorin e energjisë elektrike. Nuk ka logjikë që Kosova të jetë vendi më i pasur me qymyr, ndërsa kërkohet nga ky vend që mos të ketë investime në qymyr dhe mos të ndihmohet. Në qoftë se duhet ta ruajmë ambientin, po ashtu kemi nevojë për mbështetje të institucioneve ndërkombëtare, në veçanti ato evropiane.
Është kënaqësi të jesh përfaqësues i Kosovës dhe të adresosh tema të cilat e ndihmojnë qytetarin e Kosovës. Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është duke u afruar. Besoj se shumë shpejt Kosova do të jetë pjesë e këtij institucioni, në veçanti duke e ditur që ndikimi rus është ka bie.”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10