Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tahiri: Vendimi i ri për targat, kthim prapa për Kosovën e Kurtin

Gazeta10
01 November 2022 - 22:59

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për masat lidhur me zbatimin e vendimit për targat.

Tahiri në Prime Time, ka thënë se menaxhimi i kësaj situate, është vazhdimësi e një menaxhimi të dobët të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, transmeton Gazeta10.

“Menaxhimi i kësaj situate është vazhdimësi e një menaxhimi shumë të dobët, që mund t’i kthehet boomerang Kosovës. Ky vendim është një kthim prapa për Kosovën, për Albin Kurtin – kryeministrin, dhe mbi të gjitha është një goditje që iu është bë Kosovës, duke i pa reagimet e Departamentit të Shtetit”, ka thënë ai fillimisht.

Më tej, Tahiri ka thënë se duhet të bëhet kujdes pasi situata është shumë serioze, pasi cdo lëvizje e gabueshme mund ta kthejë Kosovën prapa./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.